Ekskluzive: Vildane Zeneli flet për familjen, operacionet plastike e 50 cent (Video)

By

Supermodelja me famë botërore, Vildane Zeneli flet për herë të parë në intervistë me gazetarin Artan Telakun për jetën e saj në Amerikë.

Ajo u largua me familjen në moshë shumë të vogël, por fillimi atje ishte shumë i vështirë pasi që u bë pre e shumë ngacmimeve.

Më vonë fiziku i saj bëri që ajo të nënshkruaj kontratë me një agjenci modelesh për tu bërë më pas imazh i shumë brendeve të njohura.

U përfol për operacione të shumta plastike, por ajo në Prive rrëfen se ka bërë përkohësisht vetën pjesën e sipërme të buzëve.

Është komentuar se familja nuk i flet por që ajo e demanton duke shtuar  se raporti me ta është i shkëlqyeshëm.

Përpos familjes lajm është bërë edhe një foto me 50 cent që u tha se janë në lidhje por kjo nuk është e vërtetë pasiqë Vildanja ka qenë vetëm imazh i kompanisë së tij.

Ndërsa në videon e mëposhtme mund të dëgjoni për të parën herë një pjesë nga kënga e saj./Prive.al

Artikuj të ngjashëm