Elvana Gjata dhe Valdrin Sahiti në ‘Altar’

By

Bashkëpunojnë me njëri-tjetrin tashmë e disa vite dhe rezultatet e kësaj pune janë thjesht të mahnitshme.

Dyshja Elvana Gjata dhe Valdrin Sahiti kanë ditur të lënë gojëhapur çdo herë si një ekip perfekt kur është fjala tek moda dhe veshjet.

Por, këtë bashkëpunim Elvana dhe Valdrini kanë vendosur ta konsolidojnë edhe në një tjetër rrafsh.

Pas një pune prej një viti e gjysmë këngëtarja sjell stilistin Valdrin Sahiti në dyqanin më të ri në Tirane “Altar”,i  cili ekskluzivisht do ketë koleksionet më të reja nga brendi VS.

Kjo është hera e parë që një artiste shqiptare si Elvana Gjata që shpesh i kendon edhe kombit, dashurisë dhe bashkimit kombëtar të sjell me idetë e saj novative një bashkëpunim të paparë në trojet shqiptare.

Elvana edhe kësaj here ka konsideruar që pikërisht Valdrin Sahiti stilisti nga Kosova është njeriu adekuat për të hapur një dyqan që ofron kualitet e cilësi të lartë për dallim prej shumë të tjerëve që punojnë me marka të ndryshme të huaja.

Dyqani do jetë i hapur nga nesër dhe të gjithë të interesuarit mund të gjejnë fustanet e nuseve nga koleksioni me i ri S/S 16 “Plumeria”, fustanet e koleksionit “Mokita ” dhe normalisht një koleksion tjetër që është punuar ekskluzivisht për Tiranë. /PRIVE.AL

 

Artikuj të ngjashëm