Enca një Nicki Minaj shqiptare ?! (VIDEO)

By

Enca i ka hyrë edhe repit ?! Besoni apo jo, kjo është plotësisht e vërtetë.

Këtë këngëtarja e njohur për kapacitetet shumë të mira vokale e ka treguar para pak çastesh në rrjetet sociale ku ka postuar sekuenca nga një krijim muzikor i pa dëgjuar më parë.

Kënga duket të jetë tani plotësisht e finalizuar kurse nuk dihet se a është pjesë e projektit me Noizyn apo diçka krejtësisht tjetër.

Enca ka kohë që ka paralajmëruar një ndryshim prej rrymës POP të cilën po e kultivon tash e një kohë.

Kur të gjithë mendonin se do i rikthehet baladave, Enca na la gojëhapur me aftësitë e saj në këtë zhanër të paeksploruar më herët. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm