Enca s’çan kokën për kilogramët, ja çfarë ha për darkë (FOTO)

By

Zërat kritikë në rrjetet sociale, gumëzhinin shumë për këngëtaren Enca Haxhiu.

Madje ajo akuzohej se për t’i fshehur kilogramët e tepërt, ajo po përdorë edhe programin e njohur Photoshop, duke holluar pjesë të caktuar të trupit.

Por këngëtaren nuk po e bezdisin këto fjalë, e ajo po vazhdon me punët e saja e këtë verë nuk i pati të pakta postimet në rroba banje nga brigjet e detit.

E për të treguar se s’po ia ndjenë fare se çfarë thonë “hallku”, ajo tregon edhe se çfarë ha për darkë. Kjo qëllon të jetë një ushqim shumë kalorik, ndër më famëkeqit në botën e nutricionit: Pica.

Në një fotografi që ka publikuar në Instagram, këngëtarja shihet duke gllabëruar një copë pice e i fton të gjithë t’i bashkohen. /Prive.al

Kush do pak ? ?

A post shared by ENCA (@enca) on

Artikuj të ngjashëm