Era e Istrefi flet për FIFA-n, e pabesueshme…

By

Ngjarjes më të ndjekur të futbollit në botë, do t’i bashkohen në Rusi disa nga yjet më të mëdhenj të skenës muzikore ndërkombëtare.

Një tjetër bashkëpunim i suksesshëm në mes FIFA-s e Sony Music, ka nxjerrë një kolaboracion në mes Will Smith, Nicky Jam e kosovares Era Istrefi, që do e performojnë këngën “Live it Up”, e që do jetë kënga zyrtare e Kampionatit Botëror 2018-të që do mbahet në Rusi, e prodhuar nga DJ Diplo.

“Të jem pjesë e kampionatit botëror 2018-të, ka qenë një eksperiencë e pabesueshme deri më tani. Puna me artistë të talentuar si Diplo, Will Smith e Nicky Jam për të cilët kam vlerësim të madh, ka qenë e mrekullueshme dhe tejet kënaqësi. Jam fanse e madhe e futbollit po ashtu dhe mezi po pres të fillojë botërori”, ka thënë Era Istrefi, në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të FIFA-s në internet, raporton Prive. /PRIVE.AL

 

Artikuj të ngjashëm