Era Istrefi arrin 1 milion ndjekës në Instagram!

By

Pas lajmit të madh se Era Istrefi do të jetë zëri i himnit të Kampionatit Botëror në duet me Ëill Smith dhe Nicky Jam, këngëtarja ka arritur 1 milion ndjekës në Instagramin e saj.

Era nuk është e para shqiptare që ka arritur këtë shifër në këtë rrjet social. Fillimisht ishte Enca, pastaj Noizy, Ledri e Xhensila.

Kënga e cila do të dëgjohet gjatë gjithë kampionatit është punuar nga Diplo, dhe xhirimet e klipit për këtë këngë veç kanë filluar.

Ishte edhe aktori e këngëtari i njohur, Will Smith i cili e konfirmoi lajmin duke e etiketuar këngëtaren kosovare nën një foto, më pas edhe mediat ndërkombëtare i kushtuan artikull këtij lajmi fantastik./Prive.al

Artikuj të ngjashëm