Estrada frikësohet nga Gold AG ?!

By

Tash e sa kohë, shpërndarja e këngëve të reja është shndërruar në traditë mes kolegëve në estradën shqiptare.

Megjithatë, duket se e njejta nuk vlen për të gjithë artistët. Reperi Arian Agushi përmes një postimi në rrjete sociale është shprehur se estrada po frikësohet të shpërndajë këngën e tij të re.

‘Jo pse nuk iu pëlqen por se mendojnë që të bëjnë qirak. Kur ta jep Zoti, tjerët veq munden me kqyr seri’ – ka shkruar Gold AG.

Ndryshe, Goldi njihet për marrëdhënie përgjithësisht të mira me kolegë. Kur Unikkatili publikoi këngën e tij gjatë verës, ai bashkë me Stresin ishin të vetmit ndër kolegë që përkrahën Viktorin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm