Flori dhe Dj Vicky të parët n’Trip Listë për këtë javë!

By

Ndryshime mjaft të mëdha në pozita e kanë karakterizuar Trip Listën e kësaj jave në Klan Kosova.

“Milioni” i Big Mamës u rendit i 20-ti këtë javë kurse këngë si “Shota” nga Blunt&Real, “Amore” nga Aida Doçi e Morena Taraku, “Veç ty” nga Dhurata Dora, “Ai nuk ka me t’dasht si unë” nga Ermali dhe “Allo” nga 2po2 ishin disa prej këngëve të cilat zunë vendet deri në në pozitën e 10-të.

Elvana Gjata, Capital T e 2po2 me “Lejla” u rradhitën në pozitën e 9-të teksa pozita e 8-të i takoi Genc Prelvukajt e Lyrical son me “A tmerr malli”.

“Haremi” i Young Zerk u rendit i 7-ti për të vazhduar me “Je shku” nga Gjiko në pozitën e 6-të.

Top 5-ja e javës fillon me Ermal Fejzullahun me projektin “Pa mu” për të vazhduar me Shkurte Gashin dhe Flor Mumajesin me “Tu luta” në pozitën e 4.

Vendi i 3-të i takoi Majkit me “Fund” ndërsa pozita e 2-të ishte e rezervuar për “Ayo” nga Dhurata Dora e DJ Geek.

Pozita e parë këtë javë i takoi Flori Mumajesit dhe Dj Vickyt me projektin “Nallane 2” teksa mbetet të shihet pas një jave se si do ndryshojnë pozicionet në emisionin Trip Lista. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm