Forbes: Bleona, një yll  i pavarur i popit!

By

Bleona Qereti, e njohur si ‘Bleona’ është quajtur ‘Madonna e Shqipërisë’, dhe njihet për perfomancat konfidente dhe provokative. Ka publikuar tetë albume, siç ka thënë ajo ka shitur 1.5 milion kopje, ka fituar disa çmime muzikore, u shfaq në ballinë të 35 revistave ka performuar për miliona fansa anë e mbanë botës – kështu nis shkrimin revista prestigjioze Forbes për Bleona Qeretin.

Forbes fokus vë edhe faktin që Bleona nuk është pjesë e ndonjë labeli për një artiste e pavarur në tregun e muzikës botërore.

“Përdorimi i fondeve të mia e jo atyre të një labeli, bën të jem shef i vetvetes. Kam kontroll total të kreativitetit, stilit të muzikës, videoklipit, çfarë dua të vesh dhe më e rëndësishmja se si dua ta prezentoj veten në tregun botëror” – u shpreh Bleona.

Forbes ka shkruar edhe për ambiciet e këngëtares dhe natyrës e saj me citimin se kur vjen puna për ëndrrat e saj, Bleona nuk pranon “Jo” si përgjigje.

Qereti ka zbuluar një tjetër lajm për revistën prestigjoze. Përpos si një artiste e pavarur, këngëtarja do të jetë edhe një producente e pavarur. Bleona aktualisht është duke krijuar një reality show.

“Dua të jem një shembull perfekt për shprehjen: Po jetoj ëndrrën amerikane– përfundon Bleona intervistën për Forbes.

ARTIKULLI PËR FORBES (kliko)

Artikuj të ngjashëm