Gili me album të ri

By

Albumet çdo herë e më rrallë po zënë vend në diskografinë shqiptare. Të paktë janë artistët që marrin mundin të punojnë në këtë aspekt.

Por e njejta nuk vlen edhe për Gilin e cila së shpejti do sjell albumin e saj të ri. Lajmin këngëtarja e ka bërë të ditur përmes llogarisë së saj në Facebook.

2015-ta ishte një vit mjaft produktiv për Gilin që solli projekte muzikore të cilat prekën edhe tematika të ndjeshme me të cilat u përball shoqëria në Kosovë.

Kujtojmë se albumet nga këngëtarja vijnë kryesisht në hark kohor periodik çdo dy ose tre vjet duke demonstruar kështu një përkushtim që të jetë pranë fansave sa më shumë që është e mundur. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm