Gold AG anulon koncertet për Ramazan

By

Reperi shqiptar Gold AG është ndër të paktë artistë që i është përkushtuar tej mase fesë islame.

Ai është një besimtar i devotshëm dhe gjithmonë predikon besimin e tij edhe përmes këngëve.

Ndonëse ka një trup të mbuluar me tatuazhe të cilat feja nuk ia lejon, mirëpo prapë se prapë ai deklarohet që ka besim të fuqishëm në Zot dhe ndjek rregullat e islamit.

Për këtë arsye ai ka anuluar edhe të gjitha koncertet e tij të parapara për t’u mbajtur gjatë këtij muaji, duke dhënë njoftimin përmes Instagramit.

“Dashamirë të këngës time, ju njoftoj se nga sot e deri në fund të Ramazanit nuk do të mbaj mbrëmje muzikore, përveç ndonjë mbrëmje humanitare nëse aty kërkohet prezenca ime”, ka shkruar reperi në njoftimin e tij. /Prive.al

ZOTI JU RUJT ❤️

A post shared by Gold AG (@arianagushi1986) on

Artikuj të ngjashëm