Harrojeni “Despacito”: Po vjen një tjetër hit nga Fonsi (VIDEO)

By

Nëse “Despacito”, ua ka marrë mendtë sa herë e keni dëgjuar, pastaj e keni përsëritur gjatë tërë ditës, kjo s’është e tëra.

Krijesi i këngës, Luis Fonsi ka në plan që të sjellë një tjetër këngë të tillë, e kësaj here me një këngëtare shumë seksi.

Fonsi do të bashkëpunojë në një projekt me këngëtaren amerikane Demi Lovato dhe për këtë, ata tashmë kanë paralajmëruar edhe video klipin.

Image result for demi lovato

Kënga do quhet “Echame La Culpa”, dhe dje është publikuar një insert i klipit.

Aty shihet Fonsi duke ecur në një korridor të errët ndërsa Demi, duke e veshur një korset dhe ndodhet në një dhomë të kuqe të stilit viktorian.

Kënga që do jetë në spanjollisht, e që në shqip përkthehet “Ma lër fajin mua”, do të publikohet këtë të premte! /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm