Ja si u duk në dasmën e motrës Zana Krasniqi! (FOTO)

By

Ditën e djeshme, befasishëm, Nita Krasniqi, këngëtarja e dikurshme e cila njihet për hitet e saj si fëmijë i dha fund beqarisë së saj.

Për të gjithë ju që emri i Nitës ju duket ende i panjohur, ajo është vajza e Naim Krasniqit njëherësh motra e bukuroshes Zana Krasniqi.

Natyrisht se në eventin më të rëndësishëm të Nitës nuk mund të mungonin familjarët e saj e assesi motra, Zana.

Bukuroshja ka kohë që ka shlyer çdo gjurmë të saj nëpër rrjete sociale mirëpo Prive.al ka arritur të sigurojë disa fotografi që e shfaqin atë pikërisht gjatë mbrëmjes së kaluar.

Ajo duket se ka shkëlqyer në këtë event gjë që më së miri na e paqyrojnë edhe fotografitë e mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm