Kaq kushton Unikkatili për një koncert në Kosovë

By

Reperi Unikkatil është rikthyer së fundmi në skenën muzikore shqiptare.

Duke hequr dorë nga imazhi i tij mistik, ai po shfaqet cdo herë e më shumë në rrjete sociale teksa ka nisur edhe një tur koncertesh nëpër Europë.

Data në Kosovë e Shqipëri, përtej spekulimeve nuk janë zyrtarizuar akoma këtë verë ndonëse burime për Prive.al kanë rrëfyer që reperi do performojë përgjatë fillimit të Gushtit në Kosovë.

Por sa kushton një koncert i Unikkatil?

Ndryshe prej reperëve e këngëtareve tjerë që variojnë me shifra nga 1000 deri në 10.000 euro, organizatorë koncertesh kanë treguar për Prive në kushte anonimiteti që për të pasur Unikkatilin një datë gjatë verës duhet paguar 100.000 euro.

Goxha shumë, apo jo? /Prive.al

Artikuj të ngjashëm