Kë po e falënderon Dafina Zeqiri?!

By

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, pas një periudhe shumë të shkurtër në vendlindje u rikthye edhe njëherë tjetër në SHBA vend në të cilin së fundmi po kalon kohë më të gjatë.

Mes shumë aktiviteteve Duffye po shihet edhe mjaft aktive me fitness teksa dalëngadal po rikthehet në formën e dikurshme.

Përpos saj këngëtarja kohën tjetër të lirë po e kalon nën shoqërinë e disa producentëve mjaft të njohur atje me të cilët ka kohë që bashkëpunon.

Dita e sotme e gjeti atë duke bërë një falënderim mjaft të veçantë por jo për miqtë apo bashkëpunëtorët e saj por për shtetin e Suedisë për krijimin e palltos më të mirë të shiut.

Duket se ditët me shi në New York, Duffye do t’i kalojë pa ndonjë problem pasi ajo tashmë veçse është pajisur me veshjet e nevojshme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm