Këshilla që Capital T e dha së fundmi, ka një kuptim!

By

“Pasha jetën” ishte njëri ndër projektet më të suksesshëm të Capital T-së në bashkëpunim me Majk.

Projekti mori miliona klikime brenda një kohë shumë të shkurtër, dhe u mësua përmendësh nga fansat që në ditët e para të publikimit.

Pas kësaj kënge, Capital T, u bashkua me Cliqme dhe Koach 2.0 për këngën “Across the World” – projekt ky që poashtu u pëlqye dhe sot numëron miliona shikime në youtube.

I gjithë ky sukses brenda këtyre muajve të këtij viti, ndoshta ka një përgjigje!

Reperi shfrytëzoi sot Instagramin për të postuar një thënie e cila thotë: “Një mendje negative nuk do t’ju japë kurrë një jetë pozitive”.

Një këshillë goxha e mirë nga Capo për t’ju inspiruar sot dhe ditëve në vazhdim./Prive.al

Artikuj të ngjashëm