Kështu e llaston Dafina Zeqiri të dashurin (FOTO)

By

Pas lidhjeve të dashurisë që pati në Kosovë, aso ka gjetur prehje romantike në krahët e një djali nga Republika Dominikane.

Ditëve të fundit ajo po qëndron pranë tij dhe disa prej familjarëve të të dashurit që quhet Jose dhe pavarësisht angazhimeve me muzikën, ajo po gjen kohë ta llastojë atë.

Njihet për këngëtare të zonjën, me një vokal të ëmbël e lëvizje të mira në vallëzim, mirëpo Dafina ka shfaqur edhe aftësitë e saja në kuzhinë.

Ajo ka përgatitur një pjatë interesante për të dashurin e saj, dhe e ka prezantuar në profilin e vet në Instagram, duke shkruar: “Sepse ai e meriton”.

Ndonëse vitin e kaluar u mendua se ajo u nda nga i dashuri, kjo po del të mos jetë e vërtetë, edhe pse çifti rrallë për të mos thënë fare, shfaqen bashkërisht në publik apo në rrjetet sociale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm