Këta janë të famshmit që do martohen së shpejti!

By

Po na presin nja dy dasma të mëdha muajin që vjen.

Pas ceremonisë së bukur martesore që sollën këngëtarja e famshme Orinda Hutaj dhe bashkëshorti i saj, moderatori Turjan Hyskaj, vera e vitit 2017-të, do sjellë edhe dy super dasma të dy çifteve shumë të famshëm.

Muaji shtator do t’i shohë të martuar dy artistë tejet simpatikë, një çift që ka kohë të gjatë që janë bashkë.

Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku, do martohen me 1 shtator të këtij viti dhe tashmë kjo është zyrtare, për shkak se çifti ka shpërndarë edhe ftesat në mesin e të ftuarve, që do festojnë përmes një dasme tradicionale në Tiranë.

Pak më misteriozë në këtë aspekt, janë reperi Getoar Selimi dhe e dashura e tij, moderatorja Marina Vjollca.

Këta të dy nuk e kanë bërë publike ende ditën e dasmës, e asnjë ftesë nuk është shpërndarë.

Por Prive ka mësuar se dyshja do martohet në shtator, me një dasmë po ashtu siç e do rendi e tradita.

Muaji shtator do të bëjë ‘bum’ me dasma të mëdha të dy çifteve të famshme, e cila do jetë më e bukura, kjo i mbetet momentit të përfundimit të ceremonive, që ta japë fjalën përfundimtare

 

Artikuj të ngjashëm