Kjo është fotografia e Hakiut të ‘O sa mirë’ me Adelina Ismailin që u fshi nga rrjeti

By

Dy ditë më parë, Prive.al për të parën herë raportoi mbi mundësinë që këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili të bëhej pjesë e kastit të aktorëve në serialin më të ndjekur në vend, ‘O sa mirë’.

Në fakt, një gjë e tillë ndonëse erdhi befasi nuk përbënte dicka të tillë për faktin se tre javë më parë në Prive, Adelina paralajmëroi mundësinë e rikthimit si aktore.

E kjo do të ndodhë shumë shpejt!

Në episode vijues, këngëtarja do të paraqitet bashkë me aktorët dhe këtë e ka konfirmuar përmes një fotografie edhe drenicaku, Hakiu.

Mirëpo, pak minuta pas, ai ka fshirë fotografinë me këngëtaren për arsye të panjohura.

Sidoqoftë kjo nuk ka mundur t’i shpëtoj Prive-së dhe foton ua sjellim të plotë më poshtë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm