Kjo është legjenda për Dafina Zeqirin

By

Dafina Zeqirin mund ta kenë idol shumë veta, po edhe ajo ka një të vetin.

Ama këngëtarja që Dafina Zeqiri adhuron, mbetet njëra ndër artistet më të mëdha që ka pasur bota e muzikës gjatë të gjitha kohërave.

Bëhet fjalë për Whitney Houston, këngëtaren e cila ka lënë shenja të pashlyeshme në muzikë, përgjatë kohës sa ishte në skenë.

Ajo kishte vdekur në vitin 2012-të, në shtëpinë e saj në Beverlly Hills, në një vaskë të mbushur me ujë dhe shkak ishte mbidoza me kokainë.

Ndërsa tash, e ka kujtuar Dafina në profilin e saj në Instagram, duke thënë se legjendat nuk vdesin kurrë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm