Klan Kosova dhe QKK sjellin filmin kosovar në ekran

By

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Klan Kosovës dhe Qendrës Kinematografike Kosovare nga kjo e diel do të fillojë shfaqja e filmave produkt i QKK-së në ekranin e Klan Kosovës.

Filmat e metrazhit të shkurtër do të paraqesin punën e artistëve kosovarë në fushën e kinematografisë.

E veçanta e këtij formati, është ndrrimi i emrit të emisionit për çdo javë në varësi të filmit që do të transmetohet.

Prezantues i këtij emisioni është Sead Rama, i cili do tu shoqërojë çdo të diel duke filluar nga 21:30. / prive.al

Artikuj të ngjashëm