Klaudia Pepa publikon klipin e ri të vallëzimit: Kaq provokative se kemi parë asnjëherë!

By

Karriera e saj është duke shkëlqyer në Itali duke u bërë një ndër balerinat më të kërkuara atje. Përpos pjesëmarrjeve në evente të rëndësishme, Klaudia ka nisur edhe regjistrimin e disa videove, që ngjasojnë në klipe por që fokusi është tek vallëzimi i saj.

Nisi me ‘K’ që u komentua shumë pozitivisht, teksa sot ka lançuar klipin ‘L’ e më pastaj do të pasohet me ‘A,U,D,I’ duke formuar emrin e saj përmes këtyre projekteve.

Ndryshe nga ato që kemi parë, këtë herë Klaudia përpos vallëzimit perfekt, shfaqet shumë më ndryshe.

Veshja e lëvizjet janë tejet provokative, e kjo po komentohet qysh në start të publikimit./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm