Konflikt mes Tunës e Jonida Maliqit, sqarohet çfarë ndodhi!

By

Dyshja e famshme prej këngëtaresh, Jonida Maliqi dhe Tuna Sejdiu, kohë më parë kishin sjellë një këngë fantastike bashkë.

Ato që të dyja janë portrete të grave të forta dhe kënga që sollën ishte një e tillë e quhej “Forca e Femrës”.

Dhe tani e ftuar në emisioni “Pop Culture” në Top Channel, Maliqi është pyetur nga moderatorët nëse ka një konflikt mes asaj dhe Tunës, ngase të tilla ishin thashethemet që po qarkullonin.

Por, siç duket kjo mbetet në suaza të një thashethemi ngase s’ka ndodhur asgjë në mes atyre dyjave.

‘Jo, nuk ka ndodhur aspak një gjë e tillë dhe madje përfitoj nga rasti për ta uruar për mëmësinë.’- ka thënë Jonida.

Artikuj të ngjashëm