Krejt papritur moderatori shqiptar zyrtarizon lidhjen?!

By

Famën e mori me pjesëmarrjen në ‘Big Brother Albania 2’ por Arjon Muça hyn në grupin e konkurentëve që kanë ditur ta menaxhojnë këtë pjesë shumë mirë duke mos u harruar pas ‘5 minutave të famës’.

Me punën në televizion dhe radio, romancat me bukuroshe të ekranit dhe imazhin që reflekton në rrjete sociale me theks të veçantë në veshjen e tij, vlonjati ka vite të tëra që është nën vëmendjen e medias.

Por, viteve të fundit, gjërat dukej se kishin rënë në qetësi për Arjonin.

Pas ndarjes nga Viola Spiro emri i tij është lakuar gjithnjë e më pak për lidhje të reja!

Megjithatë, ato duket të mos kenë munguar por thjesht moderatori ka ditur t’i mbaj fshehtë shumë mirë!

Kjo është kuptuar së fundmi me një fotografi krah një vajze në Romë që nuk zbulon shumë por mjaftueshëm sa për të hedhur dyshime mbi një lidhje të re.

FIllimisht u supozua se vajza mund të jetë edhe motra e tij por NRG Radio, mediumi ku punon Arjoni ka konfirmuar lidhjen nën mbishkrimin: ‘Paraqitja e parë me personin e zemrës’, për t’u fshirë më pas.

Urime, nëse realisht bëhet fjalë për një lidhje! /Prive.al/

#roma

A post shared by Arjon Muca ?? ?? ???? ?? ?? ?? (@arjonmuca) on

 

Artikuj të ngjashëm