Krejt reggaeton, Era Istrefi niset në Jamaica për klipin e ri

By

Këngëtarja e famshme shqiptare, Era Istrefi, së fundmi po ndjekë frymën e reggaeton.

Edhe në pjesën e saj në këngën e kampionatit botëror të futbollit në Rusi, në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam, Era Istrefi ka kënduar në këtë zhanër muzikor.

Ndërsa tani pas disa ditësh qëndrimi në New York, këngëtarja shqiptare është nisur për në Jamaica, ku do realizojë klipin e saj të ri.

Në ekipin e këngëtares bën pjesë edhe artisti kosovar Astrit Ismaili, i cili e kishte realizuar performancën artistike të Erës në këngën “E dehun”. /Privea.al

Artikuj të ngjashëm