Kresha, një pasdite me fansa

By

Thjeshtësinë si virtyt ai e ka dëshmuar pothuajse çdo herë.

Ka qenë pranë fansave në çdo moment teksa në Klan Kosova e kemi parë edhe duke pastuar rrugët si respekt ndaj profesionit në fjalë.

E reperi Mc Kresha edhe një herë tjetër e ka dëshmuar veten duke vulosur bindjen e krijuar në opinion.

Ai ka kaluar dje pasditen me një fans të veçantë i cili është person me nevoja të veçanta.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka falemnderuar fansin e tij Qëndrimin për pasditen e këndshme të kaluar së bashku.

E pa dyshim se Qëndrimi si çdo fans i Kreshës, do i gëzohej projekteve të reja nga reperi të cilat janë në rrugë për t’u publikuar së shpejti.

Pas ‘Erës’ mbetet për t’u parë se me çka do na befasojë ai. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm