Ku gaboi Top Awards me Kidën ?!

By

Ajo ka gati tre vite në skenë me një repertor që përmban përplot hite por duket se ky fakt nuk i ka penguar Top Awards që Kidën ta rangojnë në një kategori që më së paku duhet të jetë – artiste për t’u ndjekur.

Pikërisht këtë çmim e ka fituar Kida si të parin e ndarë nga Top Awards.

Në një kategori me Endrin, dhe Edona Vatocin që pothuajse nuk njihet nga publiku, duket se një prej këngëtareve tashmë të konsoliduara në skenë sipas Top Awards është akoma ‘për t’u vështruar’.

Kida nuk foli pasi pranoi çmimin në një moment hutimi që u kap nga kamerat direkt.

 

Artikuj të ngjashëm