Kujt i bëri dhuratë për Shën Valentin, Bebe Rexha?! (Video)

By

Aktualisht është e zënë me koncerte e po ashtu me projektet e reja. Kënga e saj e fundit ‘Me, myself and I’ së bashku me G-Eazyn u radhitën në vendin e parë të Hip Hopit në Billboard para disa ditëve.

Angazhimet e saj nuk po e ndalojnë që të jetë pranë njerëzve që i do madje për 14 shkurt, Bebe Rexha zgjodhi ti bëj dhurata dy personave.

E regjistruar e gjitha në video, Rexha dhuroi buqetë me lule dhe kufje të ‘Beats by Dr. Dre’, Wilfred shokut të saj të ngushtë siç e vlerëson ndryshe krahu më i mirë për të qarë e po ashtu edhe një ndër bashkëpuntoreve të saj të afërta Lauren Christy.

Përpos kësaj, ditë më parë Bebe Rexha ka regjistruar videoklipin e saj më të ri që pritet të lançohet shumë shpejt.

Artikuj të ngjashëm