Kush është vajza në klipin e Cozman ?!

By

Reperi Cozman mbrëmë publikoi videoklipin e tij të ri ‘Si dje’ që ngacmoi reagime në publik për një dedikim të mundshëm për ish të dashurën e reperit, Tunën.

Por përtej këtyre diskutimeve që morën shumicën absolute të vëmendjes, edhe modelja në videoklip ngjalli diskutime.

Nëse iu duket fytyrë e njohur, atëherë nuk gaboheni aspak.

Modelja në fjalë është Lori Hoxhallari, ish pjesëtare e Big Brother 7 që si modele paraqitjet në videoklipe i ka të shpeshta.

Ajo ishte figurë edhe në videoklipin e banorit tjetër, Vigan Shehut për të cilin u përfol edhe në lidhje me një relacion që tejkalonte miqësitë. /PRIVE.AL

 

Artikuj të ngjashëm