Labi sonte ‘ua heq darkën’ protestuesve

By

Këngëtari Labinot Tahiri – Labi  po vazhdon me aktivitetet e tij bamirëse. Por ndryshe nga herët e tjera kur jemi mësuar që ai t’iu gjendet në ndihmë personave me kushte të rënda, ai sot do merret me protestuesit opozitarë.

Këtyrë të fundit ai do t’iu kthejë bukë dhe këtë do e bëjë nga xhepi i tij teksa ka nënvizuar faktin se kjo nuk nënkupton përkrahje për opozitën sepse edhe nesër do bënte të njejtën për pozitën.

Ky është postimi i plotë i Labit:

Uroj që mediat të mos mi japin kahje të ndryshme këtij shkrimi…..! Dikur nëpër pajtimin e gjaqeve dhe nëpër demonstrata…, më kujtohet mirë kur shpërndanin Bukë e Ujë aq sa kishim….! Ishim Shqiptarë dhe mbi të gjitha kërkonim të drejta për vendin tonë, pajtim nëmes familjeve dhe një Kosovë të pavarur.!

Sot, pas këtyre viteve po ndodh diqka tjetër, dhe një gjë që nuk mund ti qëndroj pa folur ose pa shkruar..!
Në vendin tim-tonin nuk dua përqarje politike- e përqarje në mes të popullit tonë.
uroj që kjo mos të ndodh sepse boll jemi pikë e pesë.!

Për me e përmbyll shpejt këtë shkrim, unë nesër Shqiptarēve që janë në tenda në Sheshin e Prishtinês do të ju kthej Bukë nga Zemra…!  Do të u’a dhuroj 500 euro kush do që është aty i cili i pranon të paktên për darkën.

Këtë e bëj sepse jeni vllezer dhe motra të mia dhe shpreh ndjenjë respekti që duhet ta bëj dhe do ta bëj.
Nëse sot jeni Opozitë, nesër mund të bëheni Pozitë! Nëse edhe Pozita është nesër Opozitë, do e kisha bërë të njejtën gjë. Mendimet e mia Politike janë të tjera dhe janë të veqanta….! Prandaj,, nesër unë dhuroj vetëm bukë dhe atë e bêj se ndoshta edhe unë kërkoj Bukë nga duart e juaja një ditë.!
Nëse kështu vazhdon situata në vend nuk do është e lehtë për askend dhe për asnjëren palë. Natën e mirë Zoti ju ndihmoftë të gjithëve!

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm