LEONORA NUK KA VJEDHUR KËNGË NGA TURQIT

By

Në media sot qarkulloi lajmi se Leonora Jakupi ka vjedhur komplet melodinë dhe orkestrimin e këngës ‘Ky është fundi’.

Tereni muzikor në të cilin u supozua se e morri këngën drenicasja ishte ai turk.

Mirëpo nga një kërkim i thjeshtë, kuptohet se mund të jetë e kundërta pasi këtë krijim muzikor këngëtarja e kishte lançuar në vitin 2009, teksa interpretimet në programet e vitit të ri gjenden lehtësisht në internet.

Pra bazuar në data, i bie se turku Serdar Ortaç është ai i cili e ka vjedhur nga Leonora këngën “Haksizlik” të publikuar në vitin 2010. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm