Leonora përkrah njerëzve në nevojë: Ja si e kaloi ditën sot (FOTO)

By

Muaji i shenjtë i Ramazanit si periudhë e solidaritetit të shtuar ka pasur ndikim sipas të githa gjasave edhe tek këngëtarja Leonora Jakupi.

E njohur për nismat e saj të shpeshta në të mirë të komunitetit, këngëtarja e hitit ‘Pa asnjë dyshim’ ditën e sotme e ka kaluar më ndryshe – duke qenë pranë njerëzve në nevojë.

Ajo është bërë pjesë e një iniciative duke i ndihmuar familjet në zona të thella rurale bashkë me hoxhën Berat Shatri i cili në fakt e ka bërë këngëtaren pjesë të këtij aktiviteti.

Nisma të tilla duhet ndiqen pa dyshim edhe nga fytyra tjera publike teksa Leonora meriton përgëzimet më të mëdha për këtë gjest të rradhës! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm