“Martesa”, filmi Kosovar që thyen tabu merr vlerësimin e kritikëve ndërkombëtarë!

By

‘Martesa’, filmi i regjisores Blerta Zeqiri është ndër më të diskutuarit në vend tash e disa javë, e kjo edhe për faktin se trajton një temë pothuajse tabu në vend.

Historia e dashurisë mes dy meshkujve e ndaluar në një shoqëri kontradiktore është fabula e këtij projekti kinematografik.

“Martesa” pati premierën botërore para disa javëve, teksa tani kanë ardhur vlerësimet e para.

Federata ndërkombëtare e kritikëve të filmit i kanë dhënë çmimin e kritikës filmit ‘Martesa’.

Përtej kësaj, priten edhe triumfe tjera në festivale internacionale./Prive.al

Artikuj të ngjashëm