Martohet vajza e Komandantit Legjendar Adem Jashari (FOTO)

By

Është martuar në një ceremoni përrallore vajza e vetme e komandantit legjendar, Adem Jashari, Marigona.

Lajmi është bërë i ditur nga këngëtari Alban Mehmeti i cili ka shprehur kënaqësinë në rrjete sociale që ishte përzgjedhur për të kënduar, në atë që pa dyshim përbën një ndër dasmat më të veçanta në karrierën e tij.

Marigona Jashari ka kurorëzuar dashurinë me Fatos Behën.

Ndryshe, komandanti me bashkëshorten, Adilen kishte pesë fëmijë. Lulzimi, Shqipja dhe Marigona janë gjallë, ndërsa së bashku me Adem Jasharin, heroikisht ranë edhe Kushtrimi 13 vjeç dhe Fitimi 17 vjeç. /Prive.al.

Artikuj të ngjashëm