Meda me këngë të re

By

Meda ka publikuar sot klipin e këngës së tij dedikuar të bijës. Projekti muzikor i titulluar ‘Çika jem’ është në vazhdën e projekteve të publikuara gjatë vitit 2015.

Kënga është e punuar nga Virusi teksa teksti është shkruar nga Arsim Bunjaku.

Fabula e krijimit muzikor tregon për dashurinë e prindit ndaj vajzës që nga lindja duke u ndalur tek martesa kur për të fillon një jetë e re.

‘Çika jem’ në pak kohë nga publikimi në bazë të komenteve në rrjete sociale po pëlqehet nga fansat e këngëtarit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm