Miranda Hashani organizon koncert jubliar me rastin e 30 vjetorit të karrierës

By

Njëra prej këngëtareve më të njohura e më të dashura për publikun shqiptar, Miranda Hashani, ka gati diçka mjaft të bukur për adhuruesit e muzikës së saj.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë projekt të ri muzikor por për një koncert jubilar me rastin e 30 vjetorit të karrierës së saj.

Në këtë event, Miranda ka menduar që përpos miqëve të saj të ftuar të ketë edhe shumë figura të rëndësishme të artit e televizionit shqiptar.

Shkupi është lokacioni i përzgjedhur për këtë organizim teksa do të mbahet më datën 23 të këtij muaji. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm