Mozzik ka një pyetje për fansat: A po doni…

By

‘Madam’ është projekti i fundit i Mozzik që pas prishjes së kontratës me On Records.

Projekti numëron miliona klikime në youtube edhe pse njëherë u fshi nga ky kanal, për t’u rikthyer më pas.

Së fundmi, reperi bashkë me vëllanë e tij Getinjo treguan se nuk do të jenë prezent në koncerte gjatë këtij viti, për shkak të disa projekteve të mëdha dhe tri albumeve.

Duket se diçka prej tyre sa ka nisur.

Mozzik paralajmëroi përmes imazheve të fundit se është në përgatitje të projekteve të reja, duke iu bërë edhe një pyetje fansave. ‘A po doni hit a megahit’, pyeti artisti.

Ai po bashkëpunon sërish me producentët të cilët u kujdesën për këngën ‘Madam’ e poashtu edhe për këngën e parë të të dashurës së tij, Loredana Zefit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm