Ndodhi përsëri: Derisa po xhironte, aktorin e famshëm e ngatërrojnë me një të pastrehë

By

Fillimisht i kishte ndodhur aktorit të njohur botëror, Richard Gere, i cili ishte ngatërruar me një të pastrehë në rrugët e New Yorkut, derisa po xhironte një film.

Image result for richard gere homeless

Ndërsa tani, është aktori Anthony Hopkins, që është futur aq thellë në rolin e tij si “Mbreti Lir”, sa është ngatërruar me një të pastrehë nga qytetarët në Londër.

king-lear-anthony-hopkins.jpg

Aktori luan në një edicion të ri të dramës së Shekspirit, “Mbreti Lir”, të adoptuar nga BBC, e aktori ka dalë në rrugët e qytetit i veshur si i pastrehë për të xhiruar.

Njerëzit i janë afruar për t’i ofruar ndihmë, e i kanë treguar se ku mund të gjejë ushqim dhe strehë, shkruan Independent, transmeton Prive. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm