Në Hollywood flitet shqip! (Video)

By

Është duke u shfaqur edhe në kinematë shqiptare pëkrah atyre botërore, filmi horror ‘Mother!’ ku protagoniste është Jennifer Lawrance.

Në një nga skenat e këtij projekti hollivudian shfaqet edhe aktori shqiptar, Gent Bejko pavarësisht se roli i tij është i shkurtër ai flet shqip.

Ideja e të folurit shqip në këtë produksion gjigand erdhi si ide e aktorit pasiqë në atë skenë mistike dëgjohen fjalë nga shumë gjuhë.

Bejko i cili po ndërton jetën përtej oqeanit ka realizuar shumë role në tregun shqiptar ku njihet edhe për karakteret e tij në spektaklin e humorit ‘Portokalli’./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm