“Ninulla” e Shpat Dedës e gatshme këtë të premte!

By

Këngëtari i njohur, Shpat Deda, duket se më në fund do të thyej ‘heshtjen’ e tij muzikore, kjo pasi ai sapo ka paralajmëruar projektin e tij më të ri.

“Ninull” do të titullohet prurja e re e artistit e cila pritet të publikohet këtë të premte.

Kjo këngë do të jetë edhe një lloj mjeti i rikthimit të tij i cili muzikën me plot kuptimin e fjalës po e bën thjesht për qejf.

Sidoqoftë talenti i tij në këtë fushë nuk ka munguar aspak, ajo që ka munguar tek ai ka qenë vazhdimsia në prurje të reja pasi që periudhat mes projekteve të tij kanë jo pak herë dallim vitesh mes vete. /Prive.al/

 

 

 

Artikuj të ngjashëm