Dy ditë, një milion për ‘High 4 Real’

By

U prit relativisht gjatë si projekt e edhe u komentua shumë.

‘High 4 Real’ erdhi si dhuratë për fansat besnikë të Babastars ditën e Shtunë kur edhe u publikua në kanalin zyrtar të grupit.

E posa janë mbushur 48 orë nga publikimi, projekti ka kapur shifrën ‘jubilare’ prej 1 milion shikimesh.

Babastars, që në fakt thuhet se nuk janë të përfshirë në lojën e blerjes së klikimeve duke i pasur ato origjinale i janë gëzuar kësaj shifre të cilën e kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ndryshe, kënga që pati premierën për publik disa ditë më parë në një koncert të grupit në Tiranë tashmë është shndërruar në kolonën zanore përcjellëse të secilës mbrëmje muzikore të grupit.

Artikuj të ngjashëm