Një tjetër bashkëpunim mes meshkujve në estradë po vjen!

By

Kohëve të fundit, diskografia shqiptare është pasuruar me një gjë që i ka munguar me të madhe – bashkimin e forcave mes artistëve meshkuj.

Në vargun e shumë duete të tilla për këtë vit, tashmë është kuptuar edhe një tjetër.

Bëhet fjalë për artistin e ri në moshë, Butrintin që së shpejti do vijë në duet me Elinel.

Lajmi është bërë i ditur në rrjete sociale nga vetë artistët teksa Prive.al mëson nga burime pranë emrave të njohur se këngës do t’i bashkangjitet edhe videoklipi që nis xhirimet këto ditë.

Brenda pak ditëve, nëse çdo gjë shkon sipas planit, dueti do jetë i publikuar për fansat. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm