Noizy ofendohet nga fansi, reperi nuk i kursen përgjigjen epike!

By

Zakonisht ndodh që ai të jetë i admiruar nga fansat e ata që i dëgjojnë muzikën, por nuk është e pamendueshme që ai të marrë edhe ofendime.

Mirepo Noizy edhe kritikohet e ofendohet nga njerëzit që e ndjekin e i shkruajnë atij në instagram.

Megjithatë, këtë reperi nuk e ka aspak problem ta bëjë publike dhe ta shfaqë haptazi. Në profilin e tij në Instagram, ai ka publikuar një fotografi me përmbajtje të disa prej mesazheve që ka shkëmbyer me njërin prej ndjekësve.

Në një fotografi që ai ka publikuar me qenin e tij ka marrë një koment jo fort të këndshëm.

“Qeni me qenin”, është mesazhi që ka marrë Noizy, nga një user fals nën nofkën: “shqiptari mysliman”.

Këtij ofendimi i është përgjigjur edhe Noizy, megjithatë jo në të njëjtën monedhë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm