Noizy vazhdon grumbullimin e parave për vajzën e sëmurë (FOTO)

By

Reperi nga Shqipëria, Noizy, shpesh herë ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për t’ju ndihmuar fëmijëve të sëmurë, të cilët kanë nevojë për ndihmë me para.

Edhe kësaj herë, artisti ka bërë të njëjtën gjë, duke bërë thirrje për ta ndihmuar një vajzë dyvjeçare e cila është djegur me qumësht.

Shuma e kërkuar nga familjarët ishte 20 mijë euro, dhe reperi ka nisur punën për t’i mbledhur.

Në instastory të tij, ai ka bërë publike shumë biseda nga miqtë e tij të cilët kanë shprehur interesim dhe me vullnetin e tyre të mirë po e ndihmojnë vogëlushen./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BizI3n6lkIb/?taken-by=zinizin

Artikuj të ngjashëm