Pa fjalë: Çka bëri një fans nga Amerika për reperin Gold AG?!

By

Muzika e tij pëlqehet nga shumë persona dhe si rrjedhojë, reperi nga Lugina e Preshevës, Gold AG është shndërruar në një prej reperëve në maje të suksesit.

Kjo vërëhet nga koncertet e shpeshta, sukseset e këngëve të tij dhe databazën gjigante të fansave që e ndjekin në rrjete sociale.

E një prej më të flaktëve sipas të gjitha gjasave është një fans me banim në Amerikë që emrin artistik të reperit e ka vendosur në tabelat e veturës.

Ka qenë vetë reperi ai që ka shpërndarë foton ku mes tjerash i mahnitur është shprehur: ‘Dashnia e juve m’jep vullnet per mos mu nal’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm