‘Pa Florin prezent nuk ka festival, tingull e as ndjenjë muzike’

By

Në mesim e shumë artistëve të rëndësishëm që munguan dje në Top Awards ishte edhe kantautori i konsideruar si më i suksesshmi në diskografinë shqiptare të viteve të fundit, Flori Mumajesi.

Përkundër hiteve, këngëtari zuri vend me vetëm një nominim, atë të bashkëpunimit me 2po2 në ‘Gone girl’ por duke mos arritur të fitoj çmimin për bashkëpunim.

E teksa Flori ndryshe nga artistë të tjerë, injoroi duke mos folur asnjë fjalë për Top Awards, janë kolegët që po flasin për të.

Mungesën e tij e ka permendur reperi Stresi me një imazh të përbashkët ku është shprehur: ‘Ska festival ska tingull ska ndjenj muzike ska sens nese ai nuk esht prezent … Muzika Ime je ti pergjithmone Pik Pik Pik sa per fund hajt noten’.

Ndryshe, Arkimed Lushaj ka një miqësi gati një dekadëshe me Florin duke e pasur edhe krah të djathtë në karrierën muzikore. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm