Për herë të parë modelja e famshme Kylie Jenner prezanton vajzën në publik!

By

Pavarësisht spekulimeve disa muajshe se ishte shtatzënë, modelja dhe mogulja e produkteve të bukurisë Kylie Jenner, e ka shokuar botën e shoubizit kur kumtoi lajmin se ishte bërë nënë.

Motra e vogël e Kim Kardashian, që është 20 vjeçarja më e pasur në botë, me 4 shkurt të këtij viti i dha jetë një vajze të cilën e pagëzoi me emrin Stormi.

Kylie këtë vogëlushe e ka nga lidhja e saj me reperin Travis Scott, ndërsa u tregua shumë protektive për veten e beben edhe gjatë shtatzënisë e edhe tani pasi lindi vogëlushen.

Ndërsa tek tani pas afër 20 ditësh, ka dhënë një grimcë nga imazhi i vajzës së saj Stormit, përmes një fotografie në Instagram, ku fansat e saj mund të shohin pak nga fytyra e vogëlushes.

Ylli i “Keeping Up With Kardashian” e di shumë mirë se çfarë fansat e saj duan, për këtë arsye ditën e sotme ka bërë një status në Twitter ku ka shkruan se Stormi është fatmirësisht mirë me shëndet dhe se duket identike se ajo kur ka qenë e vogël. “Ajo është mirë. Ajo ngjan si unë kur kam qenë e vogël”, ka shkruar ajo.

Kjo do të thotë se vogëlushja e modeles Jenner, duket kështu pasi bën një kërkim të thjeshtë në internet të fotografive të saj si bebe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm