Pjesa më e sikletshme ndonjëherë, a jeni gati t’i shihni prapaskenat e “DUA” nga Enca?

By

Projekti i fundit i Enca Haxhiut mori vëmendje të madhe jo vetëm nga shtypi rozë por edhe nga njerëzit, sidomos ata që janë përdorues të Instagramit.

Skenat erotike për këngën “DUA”, me modelin i cili ishte pjesëmarrës në klip, kanë bërë që ky projekt të marrë kritika nga më të ndryshmet, por edhe u pëlqye.

Deri tani “DUA” numëron afër tetë milionë klikime në youtube dhe rreth 78 mijë pëlqime në këtë kanal.

Por, a jeni gati t’i shihni prapaskenat e këtij projekti?

Enca ka publikuar një video në Instagram bashkë me modelin të cilin e ka quajtur njeriun më të mirë që ka takuar, dhe pyeti ndjekësit e saj se nëse ishin gati t’i shohin prapaskenat.

Shumica e komenteve janë ‘PO’./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm