PREMIERË: Publikohet ‘A jena mirë’ nga Ledri

By

Surpriza nga Ledri më në fund erdhi! Pas një varg të projekteve të suksesshme të tipit të pastër hip-hop, nga reperi i njohur i ‘Nesër Music’ sapo ka ardhur krijimi më i ri muzikor me temë më sentimentale.

Kënga ‘A jena mirë’ e publikuar në kanalin zyrtar të menaxhuar nga AVD Digital ka normalisht tekst të vetë reperit kurse për vijën melodike është përkujdesur Big Bang, krijuesi i dhjetëra hiteve në diskografinë shqiptare së fundmi.

Për vizuelizimin e projektit të realizuar në Brezovicë ku të pranishëm ishin i gjithë ekipi përfshirë Erën dhe menaxherin Faton Shoshi është përkujdesur produksioni Entermedia.

A jena mirë’ që vjen si premierë në Prive.al definitivisht duket se do jetë kënga që për muaj të tërë do na shoqëroj kudo meqenëse ka premisat komplete të një super-hiti. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm