Prive zbulon: Kjo është befasia që e paralajmëroi Rita Ora

By

Kur publikoi një video në llogarinë e saj në Instagram,. Rita ora po ftonte gjithë shqiptarët t’i vinin në koncert.

Rita në videon me mesazhin e dashurisë për bashkë kombasit e saj, paralajmëroi edhe një surprizë përderisa në fund bën shqiponjën e dëgjohet në sfond edhe vallja e Rugovës.

Ajo do performojë për nder të 10-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në zemër të Prishtinës, në vendlindjen e saj dhe momenti i surprizës po afrohet.

Por Prive ka hedhur dritë mbi këtë “mister”.

Ekipi i emisionit ka zbuluar se befasia e Ritës është kjo: Këngëtarja do këndojë në shqip pikërisht vallen e famshme të Rugovës, ndërsa valltarët që e shoqërojnë do vallëzojnë me melodinë e kësaj kënge të bukur shqipe që e dijnë të gjithë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm